Presidenti Hashim Thaci ka uruar ditëlindjen e djalit të tij, Endritit, i cili sot mbush 21 vjet.
Presidenti ka thënë se është i gëzuar që e ka sot djalin në shtëpi për të biseduar për kohën kur ka lindur, në prillin e vitit 1999, kur Thaci atëbotë ishte në luftë, shkruan Reporteri.net.
“Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi”, ka shkruar presidenti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.