Dalin nga makina në Safari dhe rrezikojnë jetën. Ngjarja ka ndodhur në Beekse Bergen, një kopsht zoologjik safari në Holandë.
Edhe pse rregullorja e parkut e ndalon, një çift francezësh bashkë me fëmijën e tyre dolën nga makina për të fotografuar një grup gepardësh, kafsha më e shpejtë në botë.
Natyra e gepardëve është thellësisht e butë por ata mund të kenë dhe reagime të paparashikueshme. Disa prej gepardëve i vunë në shënjestër turistët, të cilët arritën të futen në makinë pa pasoja, transmeton Shqiptarja.com.
Safari Park Beekse Bergen është kopshti zoologjik më i madh në rajonin e Beneluksit dhe shtëpia e rreth 1250 kafshëve. I vendosur në mes dy qyteteve,Tilburg dhe Hilvarenbeek, në jug të Holandës, ai u ofron turistëve mundësinë të eksplorojnë gepardët, leopardët, zebrat dhe gjirafat.
https://www.youtube.com/watch?v=AeyvxWzNbzU
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.