Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ose siç e njohin të gjithë me emrin, Bufi është njëri prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar.
Bufi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai do të marrë pjesë në “Eastern Neighbours Film Festival” në muajin nëntor.
Pra, këtë aktori e ka bërë të ditur në mënyrë qesharake duke thënë se ai është ftuar në Hagë.
“Miq, dua te ju njoftoj qe keto dite jam ftuar per ne Hage. Festivali ne te cilin do te marim pjese eshte i nje rendesie te veçant. Eastern Neighbours Film Festival Cold November / Nëntor i ftohtë do te shfaqet ne mes datave 6-10 Nentor 2019 ne njeren prej sallave me te veçanta te Hages! Per daten e sakt ju njoftoj me kohe“, ka shkruar Bufi në Facebook.
Ky postim i Bufit ka marrë komente të shumta nga shoqëria e tij, të cilët e kanë pyetur se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit a po të akuzuarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.