Dy foto e rralla të Albin Kurtit po qarkullojnë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për kohën kur lideri i VV-së ishte në shkollën fillore, shkruan Reporteri.net.
Është nga figurat më të komentuara, megjithatë shumë pak foto të Kurtin si fëmijë janë publike.
Madje krejt së fundmi publiku ka mund ta shoh se si është dukur fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit kur ka qenë fëmijë.
Në fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit në mesin e shokëve e shoqeve të klasës.
Në foto së bashku me Kurtit, është edhe mësuesja e tij, Nafije Deva.
Ndryshe Kurti është fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe politikani më i popullarizuar momentalisht në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.