Javën e kaluar, shtatë elefantë janë gjetur të ngordhur në Sri Lanka.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe dyshimet e para lidhen me helmimin. Katër trupa janë gjetur të premten dhe tre të tjerë, të shtunën në rezervuarin Habarana Forest.
Sipat mediave të huaja, të gjithë elefantët ishin femra nga e njëjta tufë dhe njëra ishte shtazënë.
Oficerët dhe personat që vëzhgojnë zonën, janë duke hulumtuar për ndonjë shenjë që lidhet me ngordhjen e elefantëve.
Ndërsa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tyre, zyrtarët dyshojnë se mund të jenë helmuar nga fshatarët e zemëruar për shkatërrimin e prodhimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.