Një delfin i ngordhur është gjetur mesditën e sotme në bregdetin e Gjirit të Lalzit.
Mesa duket delfini duhet të ketë disa ditë që ka ngordhur dhe rrymat detare e kane nxjerrë atë në breg.
Ai është parë nga pushuesit teksa pluskonte në breg të detit.
Nuk dihet nëse ka ngordhur nga shkaqe natyrale ose është goditur nga ndonjë mjet lundrues.
Gjatë këtij sezoni veror delfinët janë parë më shumë se zakonisht në ujërat detare të Shqipërisë, gjë që nuk është e zakonshme për bregdetin tonë.
Ditën e djeshme gjithashtu u raportua për një peshkaqen 3.3 metra të gjatë që u kap në zonën e Sazanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.