Një grua ka ndarë me të tjerët gëzimin e saj pasi burri i cili vuan nga demetia nuk ishte në gjendje të kujtonte marrëdhënie e tyre dhe i kërkoi asaj të martohej përsëri me të, transmeton Reporteri.net.
Anne Duncan, nga Skocia, zbuloi se burri i saj me të cilin është e martuar për 12 vite kishte vuajtur nga demetia dhe në 12 muajt e fundit kishte luftuar për të kujtuar lidhjen e tyre apo edhe emrin e saj.
Përmes një postimi që tashmë është bërë viral në Facebook, ajo tha se ka mbetur e habitur kur burri i saj i tha që dëshironte të ishte me të përgjithmonë, duke e pyetur se kur mund të martohen.
Çifti zhvilluan një ceremoni të vogël në kopshtin e tyre dy ditë më vonë, duke e cilësuar këtë si ditën e tyre më të lumtur të jetës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.