Lidia Reid është ndier e shkatërruar, pasi ka hapur varrin e të birit, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1975.
Djali i saj Garry nuk është gjendur.
Brenda arkivolit nuk kishte asnjë trup.
Lidia ka mbi 42 vite që lufton për të gjetur se çfarë ka ndodhur me djalin e saj.
Kur ajo ka kërkuar të shihte djalin e saj në spitalin “Sick Kids” në Edinburgut ata i treguan një fëmijë që nuk ngjasonte me të sajin.
Kur ajo ka thënë se nuk ishte fëmija i saj, mjekët kanë thënë se kishte kaluar depresion pas lindjes.
“Në fund të kësaj historie ka një shpjegim logjik.
Trupi i djalit tim nuk është vënë në arkivol sepse atij i kanë marrë organet”,- ka thënë Lidia.
Ndërmjet viteve 1970 dhe 2000 ka pasur dyshime për përfshirjen e disa mjekëve në trafik organesh, por nuk ka pasur kurrë prova të forta për këtë.
Në ato vite mjekët në Skoci u justifikuan se kishin mbajtur rreth 6,000 organe dhe inde nga trupat e fëmijëve të vdekur sepse po kryenin eksperimente.
Nga ana tjetër Lidia thotë se nuk do të ndalet pa mësuar se ku ndodhet trupi i djalit të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.