Kryeministri në detyrë, njëherit kandidat i koalicionit AAK-PSD për këtë pozitë, Ramush Haradinaj, gjatë tubimit zgjedhor në Podujevë ka treguar një ndodhi të pasluftës kur ka vizituar këtë qytet.
Ai ka treguar si është vënë në siklet nga një i moshuar kur me uniformë të UÇK-së po kalonte në qendër të këtij qyteti, shkruan Reporteri.net.
“Më ka mbet edhe një muhabet me ju tregu. Herën e parë erdha në Llap paslufte, isha me uniformë, edhe po i bi shehrit, më dojshin njerëzit, u sjellshin mire, ma mirë se Deçan atje.
Ishin kanë nja tre burra të vjetër, u çu njëri në këmbë edhe me tha o bali Ramush, unë nuk isha mësu mem thanë bali më kapi siklet edhe thash çka o ka më thotë”, tregoi Haradinaj, çka bëri të qesh gjithë të pranishmit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.