Një hajdut 21-vjeçar në Brazil mendoi se preja më e lehtë për t’u grabitur kuletat e celularët ishin pikërisht nënat që ishin duke çuar fëmijët në shkollë.
Ai shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.
Një prej prindërve ishte oficere ushtarake, 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, e cila ishte jashtë shërbimit por me armën në çantë.
Ajo nuk ngurroi ta nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ta godasë hajdutin me dy plumba, një në këmbë e një në gjoks, teksa fëmijët vraponin të tmerruar.
Më pas e bllokoi që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por hajduti vdiq në spital brenda asaj dite.
Videoja u bë virale dhe oficerja ushtarake mori nderime nga guvernatori i zonës. Një vit më vonë, kur vendosi të bëhet politikane e të kandidjë në zgjedhje, ajo përdori videon me moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.
Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, gruaja mori votën e popullit dhe sot është politikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.