Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, sot është ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
Ajo çka ka rënë në sy është transformimi i myftiut Naim Tërnava.
Duket se Tërnava ka humbur disa kilogramë në trupin e tij.
Naim Tërnava, u rizgjodh për të katërtën herë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës në vitin 2018.
Sipas Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës kriteret që duhet t’i plotësojë janë: të kenë mbaruar medresenë dhe arsimin universitar islam, që është në marrëdhënie pune në Bashkësinë Islame së paku 10 vjet, që gëzon autoritet e besim te myslimanët, që ka aftësi organizative, që nuk është më i ri se 40-vjet.
Myftiu i Kosovës, aktualisht udhëheq mbi 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.