×
  • Extra
  • Extra

    I keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit, çfarë moti pritet nga dita e sotme

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 7:10

    Për të gjithë ata që janë me pushime, ka lajme të mira sa i përket motit. Ndërkohë që ditën e martë në Shqipëri u rikthyen reshjet e shiut, e mërkura do të sjellë një përmirësim të dukshëm sa i përket kushteve atmosferike, por edhe rritje të temperaturave.

    Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare e përkohësisht në orët e mesditës përgjatë brigjeve të Jonit e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zona malore 15 deri 30°C

    në zona e ulëta 18 deri 35°C

    në zona bregdetare 21 deri 33°C

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!