×
  • Extra
  • Extra

    I pamposhturi Heminguej: U mbijetoi katër luftërave, gjashtë sëmundjeve dhe dy rrëzimeve të aeroplanit

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 18:31

    Nuk është çudi që shumë njerëz sot thonë se Heminguej ishte i vetmi që mund të vriste Heminguejin.


    Shkrimtari dhe gazetari i famshëm amerikan Ernest Hemingway ishte një personalitet i çuditshëm. Bota deri në atë kohë mbante mend  shkrimtarë të brishtë dhe të tërhequr, kurse ai ishte i fortë, kurreshtar dhe i etur për jetë. Personalitet jashtëzakonisht i diskutueshëm, Hemingway ua kushtoi jetën tri gjërave –  peshkimit, pushkëve dhe makinës së  shkrimit.

    Nuk ka asgjë që  arriti ta mposhtë Ernest Heminguejin gjatë 60 viteve të tij të jetës, nga sëmundja, lëndimet e deri te rrëzimi i avionëve, transmeton Reporteri.net

    Jeta intensive e solli këtë shkrimtar në shumë fronte. Ai mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, luftën Greko -Turke,  luftën Spanjolle Civile dhe Luftën e Dytë Botërore – si korrespondent i luftës, por edhe si luftëtar dhe si një shofer mjekësor.

    Gjatë Luftës së Parë Botërore, ngiste Kryqin e Kuq. Në korrik të vitit 1918, Hemingway u plagos rëndë dhe, siç tha më vonë, ndjeu se jeta po rridhte prej tij. Pas 237 copave të shrapnelit të nxjerra nga trupi, Heminguej mbeti gjallë.

    Disa vjet më vonë, gjatë peshkimit në Key West-in e famshëm, ai plagosi veten në të dy këmbët gjersa po gjuante një peshkaqen.

    Heminguej jetoi mes rrezikut dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit.

    Heminguej gjithashtu u mbijetoi dy rrëzimeve të aeroplanit – në vetëm dy ditë, në vitin 1954. Së pari, piloti i avionit duhej të merrte vendim për të shmangur tufën e zogjve mbi Afrikë, kështu që ai duhej të zgjidhte midis brigjeve ranore mbi të cilat qëndronin gjashtë krokodila dhe shkurreve rreth të cilave jetonin kopetë e elefantëve. Ai zgjodhi shkurret dhe të tre ata kaluan natën në xhungël, rrethuar nga elefantët.

    Ditën tjetër, Heminguej hipi në një tjetër aeroplan të vogël që u rrëzua dhe u dogj. Mediat raportuan se ai kishte vdekur. Megjithatë, Hemingway doli nga xhungla, duke mbajtur një degë bananeje dhe një shishe xhin në dorë.

    Nëse jeta e tij nuk do të ndikohej nga dëmtimet e shkaktuara nga zemërimi dhe jeta aventuriere, fakti është se Hemingway ishte i sëmurë nga antraksi, malaria, pneumonia erëndë, kanceri i lëkurës, hepatiti dhe dizenteria.

    Dhe, në fund të fundit, shumica e atyre që kishin parë të gjitha vuajtjet e tij,  thonë se Heminguej ishte i vetmi që vrau Heminguejin. Shkrimtari i dha fund jetës së tij me një  pushkë gjuetie në vitin 1961, kur ndjeu se shëndeti i tij ishte aq i përkeqësuar saqë më nuk mund të jetonte jetën që dëshironte.

    Hemingway e adhuronte jetën intensive që përfshinte udhëtime, gjueti, pije, dhe gra. Në të njëjtën kohë, ai udhëtonte, luftonte, me një fjalë shijonte bukuritë e jetës për të cilat shkroi vazhdimisht.

    Në vitin 1954, ai fitoi çmimin Nobel për romanin legjendar “Plaku dhe Deti”, i shkruar në vitin 1951 dhe botuar në vitin 1952. Para çmimit Nobel, ai ishte shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz – çmimin Pulitzer./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!