Një djalë në Amerikë që jeton me nënën e tij në një shtëpi për gratë e abuzuara së fundmi ka prekur zemrat e shumë njerëzve.
Nëna e tij gjeti në çantë një letër drejtuar Babadimrit. Në të shkruante:
“I dashur babadimër, ne duhej të largoheshim nga shtëpia. Babi u zemërua dhe ne duhet të bënim të gjitha detyrat, por ai mori gjithçka që dëshironte. Mami tha që ishte koha të iknim, se ata do të na çonin në një vend të sigurt, ku nuk kishim nevojë të frikësoheshim. A do të vini këtë vit?
Ne nuk i kemi gjërat tona këtu, kështu që nëse mund të sillni libra, një fjalor, një busull dhe një orë. Dhe unë do të doja një baba, një baba të vërtetë, një baba të mirë. A mund ta bëni këtë?”
https://www.facebook.com/safehaventc/posts/2926963557336165
Letra u shpërnda në rrjetet sociale, dhe shumë njerëz u ofruan ti ndihmonin këtij djaloshi, transmeton Reporteri.net. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.