Bota e kafshëve është gjithmonë interesante dhe e pazbuluar për njerëzit.
Së fundmi disa studiues në SHBA, i kanë vendosur kamera një ujku, për të kuptuar më mirë sjelljen e tyre dhe përshtatjen me habitatin. Kamera regjistroi gjithçka, e në total studiuesit patën një video prej 7 minutash, që tregoi shumë për sjelljen e ujqërve. I gjithë eksperimenti u zhvillua në Parkun Kombëtar Voyageurs në Minesota.
Zbulimi më i madh por edhe interesant ishte që një ujk i vetëm ishte i aftë të zinte mjaftueshëm peshq në lumë për t’u ushqyer me ta. Vetëm në ato shtatë minuta, ujku që ishte pjesë e studimit hëngri tre peshq që zuri në lumin Ash. Por nga ana tjetër studiuesit arritën në përfundimin se ai vrau më shumë prej tyre sesa ishte dokumentuar.
Deri më tani, vetëm një tufë ujqërish është regjistruar duke “peshkuar” peshq në të njëjtin vend. Nga eksperimenti del qartë se si ujqërit mund të ushqehen fare mirë dhe me peshq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.