Trupi i një burri të zhdukur 22 vjet më parë në Florida është gjetur brenda një makine të zhytur, fale Google Earth.
William Moldt ishte konsideruar i zhdukur që prej 7 nëntorit të 1997, dita e fundit në të cilën u pa në Lantana, Florida.
Sipas informacioneve të mbledhura, Moldt nuk ishte kthyer në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një lokal nate. Hetimet e policisë, të hapura menjëherë pas ngjarjes, nuk kishin dhënë asnjë rezultat për gjithë këto vite.
Sipas asaj që raporton BBC, në 28 gusht të këtij viti policia është lajmëruar për të verifikuar një makinë të zhytur në një pellg në Moon Bay Circle, Wellington.
Kur mjeti është nxjerrë nga uji, agjentët e policisë kishin gjetur eshtrat e një burri. Një javë më pas trupi u identifikua dhe sipas ekspertizës i përket Moldt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.