Një kosovar ka bërë një krahasim mes jetës dhe klisheve në Kosovë dhe në Gjermani, ku ai punon për disa muaj gjatë vitit.
Një djalë nga Kosova ka marrë vëmendjen me një postim që ka bërë në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka postuar një shkrim ku shpjegon se kjo pije, që në Kosovë njerëzit turpërohen ta porositin, në lokalin ku punon ai në Gjermani edhe njerëzit më të pasur e me më ndikim e porositin sa herë që vijnë.
Kosovari tregon se brenda ditës ai shet qindra pije të këtij lloji, ndërsa kritikon njerëzit dhe klishetë në Kosovë.
Reagimi i tij lidhet me ngjarjen e vitit 2016, kur dy vajza porositën Fanta në një kafiteri në Prishtinë. Ato janë ndjerë të fyera dhe “ katunare” nga kamarieri i atij lokali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.