×
  • Extra
  • Extra

    Ka një teori shkencore pse Kurti e Bulliqi e përqafuan lisin

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 21:55

    Një fotografi e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të sapozgjedhur të Podujevës, duke e përqafuar lisin, sot ka bërë xhiron e rrjetit, shkruan Reporteri.net.


    Fotografia e çuditshme e tyre duket se ka një shpjegim. Studimet thonë se të përqafosh një lis të bënë të ndjehesh mirë.

    Por, ka një teori që i jep një shpjegim më të qartë

    Të gjithë e dimë se drunjtë na sjellin shumë përfitime. Në pyje ato mbrojnë biodiversitetin dhe ekosistemin. Ndërsa në qytete drunjtë ndihmojnë që të kemi ajër më të pastër.

    Ndoshta mund të ju duket befasuese, por drunjtë kanë ndikim edhe në shëndetin tonë mendor.
    A jemi të gjithë përqafues drunjësh?

    Ideja se njerëzit janë të lidhur shumë ngushtë me natyrën e ka përcjellë historinë e zhvillimit njerëzor, transmeton Reporteri.net.

    Në botën perëndimore kjo lidhje ishte përshkruar nga biogjeografi i njohur E.O Wilson në librin e tij Biophilia 1984. Wilson thekson se njerëzve natyrshëm u pëlqen të jenë pranë gjallesave të tjera.

    Kjo teori ndihmon për të shpjeguar pse njerëzit preferojnë hapësira të gjelbra  krahasueshëm me hapësira urbane, pse pronarët e kafshëve shtëpiake janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm dhe ndoshta pse ne jemi kaq të fiksuar me kafshët. Kjo hipotezë ishte baza e “lidhjes me natyrën”.

    Psikologët tani kanë zhvilluar shkallë të shumëfishta të përdorura nga studiuesit për të përcaktuar se sa i lidhur është një person dhe si mund të jemi në gjendje të rrisim lidhjen dhe përfitimin tone nga natyra.

    Çrregullimet që vijnë si pasojë e distancës me natyrën
    Shkëputja nga natyra si fenomen, u theksua në vitin 2005 nga shkrimtari amerikan Richard Louv në librin e tij “Fëmija i fundit në pyll”. Louv shpiku termin “çrregullimet nga distaca me natyrën” që do të thotë se njerëzit modernë janë shkëputur nga natyra përmes aktiviteteve të përditshme dhe kjo shkëputje ka pasur pasoja negative në drejtim të shëndetit mendor dhe atij fizik.

    Prova e kësaj hipoteze deri më tani qëndron në studime që tregojnë se si njerëzit me sëmundje “moderne”, të tilla si ADHD, ankthi ose depresioni, ndihen më mire kur i ekspozohen natyrës.

    Rilidhja me natyrën
    Ne duhet të dimë nëse njerëzit që jetojnë në zona me më pak pemë dhe drunj janë më të shkëputur nga natyra, sesa ata që jetojnë në vende ku ka shume drunj dhe jetë “me malore”.

    Më e rëndësishmja, nëse shkëputemi nga natyra, çfarë mund të bëjmë në lidhje me të? Për fat të mirë studimet dhe burimet e mësipërme na tregojnë shumë aktivitete dhe ide të ndryshme që mund të përdorim për të rritur ekspozimin ndaj natyrës.

    Vetëm disa ide për të provuar:
    Mbani një dru/lule në zyrën tuaj.
    Kur ecni, zgjidhni shtegun përmes parkut, mos ecni rreth parkut.
    Mbillni një pemë
    Kaloni ca kohë ulur poshtë një peme. Dhe nëse jeni kaq të prirur, mbase edhe mund t’i jepni një përqafim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!