Dy personazhet që tashmë janë shumë të njohur për të gjithë publikun dhe njiherit janë zë i gjithë popullit.
Është fjala për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilët janë pjesë e skenës politike dhe që të dy në zjgedhjet e fundit kanë kandiduar për kryeministër, shkruan Reporteri.net
Dikur udhëheqës i protestave të studentëve, pas shumë viteve tani fitues i zgjedhjeve si kandidat për kryeministër.
Mirëpo, shumë rrallë kemi mundur ta shohim Albin Kurtin se si është dukur kur ka qenë fëmijë.
Kjo është fotografia ku mund ta shihni se si është dukur Albin Kurti kur ishte në kohën e fëmijërisë.
Por, jo vetëm kaq, Reporteri.net ju sjellë edhe një fotografi tjetër të kandidatës, Vjosa Osmani, e cila në foton më poshtë shihet teksa garon në kuiz të gjeografisë.
Ndryshe fotoja është e vitit 1996 dhe në këtë foto Vjosa ishte në klasën e pestë.
Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm për numrin e votave brenda subjektit të tyre duke qenë bartës të listës.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.