×
  • Extra
  • Extra

    Kosovarët në SHBA japin mbi 500 vakte ushqimore falas për banorët që kishin mbetur pa rrymë shkaku i stuhisë në Teksas

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 19:47

    Pronarët kosovarë të një restauranti në Teksas të SHBA’së, pas një ndërprerje të përkohshme të furnizimit të energjisë elektrike në këtë zonë, vendosën t’i ndihmojnë komunitetin nëpërmjet dhënies së mbi 500 vakteve ushqimore falas.


    Ari dhe Blinera Isufaj, bashkë me pesë punëtorë të tjerë të restaurantit dhanë qindra vakte ushqimore falas – shpagetë dhe lazanja – pasi ndërprerja e rrymës i kishte lënë banorët e Teksasit të bllokuar në shtëpitë e tyre.

    “Mora shumë fotografi nga banorët, të cilët thonin se kishin tre ditë që po hanin ushqime të ftohta”, tha Ari Isufaj për TODAY.

    Ai, sipas TODAY, kishte ardhura nga Kosova si refugjat përgjatë luftës, si 14-vjeçar. E mërkura, dita kur restoranti shpërndau qindra vakte, gjithashtu shënonte edhe ditën e përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

    “Në Kosovë, ne ishim të përgatitur për këtë (llojin e motit) me gjeneratorë dhe gjëra të tilla, por një mot kaq i ftohtë na zuri në befasi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!