Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon 200 persona në Mbretërinë e Bashkuar, mediat kanë bërë publike një tjetër këshillë për të ulur rrezikun e përhapjes së këtij virusi.
Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta.
Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.
Kështu që telefoni është një vend i përshtatshëm që virusi të përhapet tek ju teksa shkruani në një vend jo shumë të pastër. Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton tha për Metro: “Ju mund të lani duart, por nëse filloni të prekni ekranin tuaj të smartphone dhe më pas prekni fytyrën tuaj dhe kjo është një rrugë e mundshme e infeksionit”.
Larja e duarve tuaja për të paktën 20 sekonda disa herë në ditë është këshilla aktuale e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar. Por një zakon i keq që e bëjnë shumë prej nesh mund të zhbëjë gjithë atë kujdes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.