Gramoz Boshnjaku është dizajner nga Kosova, i cili së fundmi po krijon edhe filtra për fytyrën në rrjetin social Instagram.
Kjo pasi që Instagram, në gusht të vitit të kaluar filloi platformën e saj që kushdo mund të krijojë filtra të tillë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Boshnjaku ka realizuar disa filtra të cilët po pëlqehen dhe po përdoren mjaft shumë nga përdoruesit shiqptarë të këtij rrjeti social.
Filtra e fundit e krijuar nga Gramozi, është shfaqja e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar në fytyrën e përdoruesve.
Ky filter u realizua në prag të shënimit të përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës.
Më poshtë mund të shihni disa foto të cilat janë të realizuara me filtrat nga ky dizajner shqiptar:
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.