×
  • Extra
  • Extra

    Kush është kamermania personale e Ramës, ishte Miss dhe prezantuese

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 14:46

    Anjeza Maja ka qenë një ndër moderatoret më të komentuara të Shqipëri dhe ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes, por tani bënë punën e kamermanes personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama.


    Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe për faktin se kishte qenë Miss Shqipëria. Më pas punoi si prezantuese, por tani ato videot që i shihni në televizionin personal të Ramës ‘ERTV’, bëhen përmes një smarphoni të cilin e mban në dorë Anjeza Maja.

    Por ajo la gjithçka për të prezantuar rubrikën “E zgjidha” në ERTV. Në atë kohë Anjeza u shpreh shumë entuziaste për projektin e ri dhe në një intervistë rreth 1 vit më parë tha se do e mbante rubrikën për një kohë të gjatë.

    Por duket se Anjeza nuk dëshiron të jetë më prezantuese dhe zgjodhi të bëhej kameramane personale e Edi Ramës.

    Ajo është fotografuar ndërsa filmonte kryeministrin teksa ky i fundit shoqëronte sot, në ditën e parë të shkollës Aurelin dhe Alesion, të cilët pasi i shpëtuan tërmetit u sistemuan edhe në banesa të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!