×
  • Extra
  • Extra

    Ky është berberi që ofron prerje flokësh me zjarr dhe hanxhar

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 12:13

    Një berber pakistanez ka fituar famë brenda dhe jashtë Pakistanit pasi prezantoi një prerje unike të flokëve me hanxhar dhe zjarr.


    “Ka pasur një përgjigje shumë të mirë nga klientët e mi, të cilët ishin mjaft të frikësuar në fillim kur panë hanxharin dhe zjarrin, që të përdoret për prerjen e flokëve,” tha Ali Abbas, i cili drejton një dyqan berberësh në lagjen e pasur të Lahore e Gulberg.

    Me një përvojë 12 vjeçare, 34 vjeçarit iu deshën tre vite për të mësuar metodën shumë të frikshme dhe primitive të prerjes së flokëve, raporton AFP.

    “Edhe miqtë e mi ishin mjaft ngurrues për të qenë pjesë e eksperimentit të ri të prerjes së flokëve, por kjo nuk më frenoi dëshirën për të bërë diçka ndryshe,” tha ai.

    Duart e Abbasit lëviznin në një ritëm të caktuar ndërsa ai përdor një dërrasë dhe një hanxhar, për të shkurtuar flokët e klientëve meshkuj dhe femra. Pjesa më e frikshme e të gjithë procesit ishte përdorimi i zjarrit për të bërë shtresa me ndihmën e gërshërëve.

    Nuk kamë frikë që zjarri do të më lëndojë sepse është larg lëkurës sime dhe unë ndihem mjaft i relaksuar dhe i qetë,” tha Ali Saqlain, një klient mashkull.

    “Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën e Abasit për të prerë flokët me hanxhar,” tha Saqlain, i cili u tërhoq nga mënyra e re e stilimit të flokëve pasi shikoi videon e publikuar në mediat sociale.

    Përveç klientëve meshkuj, në sallon ka edhe mbi 60 klientë femra të cilave u pëlqen modelimi i flokëve nga Abbas.

    “Unë e kam bërë prerjen e flokëve në këtë sallon tre herë dhe preferoj që ajo të bëhet me një hanxhar pasi flokët rriten me shpejtë,” tha Arooj Bhatti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!