Gara për të gjetur vaksinën e koronavirusit vazhdon dhe shkon në drejtime edhe mizore. Një laborator me bazë në Londër po ofron 4,000 euro për këdo që pajtohet të infektohet me koronavirus me qëllim që të gjejë kurën më efektive.
Pjesëmarrësit vullnetarë duhet largohen për dy javë nga puna u ndalohet kontakti me botën e jashtme. Vullnetarët do të infektoheshin me një formë shumë më të lehtë të virusit COVID-19 sesa ai që vrau mijëra.
Virusi që do të ‘injektohet ’shkakton më pak probleme me frymëmarrje, por nuk dyshohet që nëse vaksina funksionon do të ishte e zbatueshme për çdo formë të koronavirusit.
Atë që duhet ta bëjnë vullnetarët është një dietë e veçantë e lehtë dhe marrja e llojeve të ndryshme të ilaçeve për të parë se çfarë funksionon më mirë. .
Besohet se 24 persona do të pranonin njëkohësisht të paguheshin për këtë “punë”.
Laboratori në Londër për këtë eksperiment të mundshëm është ende në pritje të aprovimit nga Organizata Kombëtare e Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.