Maroku është një shtet me tradita shumë interesante, dhe të çuditshme për shumë turistë që ia mësyjnë këtij vendi.
Marku ndodhen në pjesën veri-perëndimore të Afrikës, dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik prej të cilës shkëputet në ngushticën e Gjibraltarit në veri të vendit, ku dhe fillon dalja në bregdetin mesdhetar.
Pjesa tokësore e Marokut kufizohet nga dy vende në lindje dhe jug-lindje nga Algjeria dhe në jug-perëndim nga Mauritania.
Më poshtë Metro ju 6 fakte interesante për këtë vend:
1. Ngjyra e pikëllimit është e bardha, kështu, gratë e veja marokene vishen në të bardha, përgjatë 40 ditëve pas vdekjes së burrit.
2. Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8,000 banorë, andaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”.
3. Marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyrje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.
4. Paratë në këtë vend shpesh i quajnë dhe me emrin “wusakh d-dunya”, që në përkthim të lirë do të thotë “ndyrësira e botës”.
5. Ushqimi nacional në Marok quhet ‘seksou’, kështu që nëse dikush ju bën ftesë për të mos hezitoni ta pranoni.
6.Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.