E gjithë kjo ka filluar në një protestë atje, kur pasi ka përfunduar rrugët e qytetit kanë qenë aq të ndotura nga çamçakëzat saqë është marrë vendim nga qeveria të mos përdoren më, përveç nëse jepen me recetë të mjekut.
Singapori u personalizua me ndalimin për përtypjen e çamçakëzit, por çfarë e shtyu atë të vepronte kështu?
Për njëfarë kohe, pasi u prezantua ndalimi i çamçakëzëve në vitin 1992 kjo ishte gjithçka donin të flisnin gazetarët e huaj, u ankua Lee Kuan Yew më vonë, në një bisedë me gazetarin amerikan, Tom Plate.
Ndalimi mbetet një nga aspektet më të njohura të jetës në Singapor, së bashku me ligjet e vendit kundër hedhjes së mbeturinave, grafitit, pështymës, kruajtjen e hundës në publik dhe kalimit të rrugës pa respektuar rregullat e qarkullimit. Kur Singapori u bë i pavarur në 1965-n, ishte një vend i vogël me pak burime, ndaj Lee, kryeministri i parë i vendit, krijoi një plan mbijetese. Kjo kishte të bënte me krijimin e emrit të qytetit si “oazi” i parë në botë në një rajon të botës së tretë.
Pa kaluar shumë, Singapori i kishte kaluar shtete të tjera të zhvilluara në pastërti, pastrimin e oborreve dhe sistemin eficient të transportit. Lee i edukuar në Kembrixh, dukej se po kërkonte perfeksionin.
Kur ndalimi i çamçakëzit u vu në zbatim, Lee kishte përmbushur për 31 vjet detyrën si kryeministër. “Ne jemi quajtur një shtet dado”, tha ai në një intervistë për BBC në vitin 2010. “Por rezultati është se ne sot jetojmë në një vend më tolerant sesa 30 vite më parë”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.