Është ajo koha e vitit që mbledh në Bunol të Spanjës me mijëra adhurues të luftës së famshme me domate, të njohur ndryshe si Tomatina, një festival i përvitshëm ku beteja zhvillohet vetëm për kënaqësi dhe fjala kursim, nuk njihet.
Organizatorët e kremtimit kishin sjellë 145 ton domate me 6 kamionë të mëdhenj për t’u siguruar që askush të mos mbetet pa lëndën e parë të luftës, duke e shijuar kështu plotësisht këtë ditë që e shndërron qytetin e vogël spanjoll në një det në ngjyrë të kuqe e rozë.
Disa pjesëmarrës kishin marrë masa të mbronin sytë me size, ndërsa një pjesë e ndërtesave qenë mbuluar me një shtrojë mbrojtëse nga lëngu dhe pulpat e domateve që fluturojnë në ajër duke krijuar një skenë të denjë për një pikturë moderne arti. Bashkia e Bunolit kishte shpërndarë këtë vit më shumë se 20.000 bileta, transmeton tch.
Tomatina thuhet se e ka origjinën nga një grindje spontane mes fshatarëve në vitin 1945.
Ajo u ndalua për një kohë të gjatë në 1950-tën, në kulimin e diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, megjithatë arriti të mbijetonte duke fituar 3 dekada më vonë popullaritet në mbarë Spanjën e sot tërheq turma të mëdha vizitorësh si brenda vendit, ashtu edhe jashtë kufijve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.