×
  • Extra
  • Extra

    Majmunët sulmojnë dhe lëndojnë 49 persona në Japoni

    Reporteri
    27 Korrik 2022 | 15:05

    Një grup i majmunëve i kanë sulmuar dhe i kanë lënduar të paktën 49 persona.

    Rasti ka ndodhur në qytetin Yamaguchi, të Japonisë.

    Njëri prej majmunëve është zënë në ambienti e një shkolle të mesme, dhe është vrarë.

    Që disa javë autoritetet lokale janë vënë në kërkim të majmunëve veprimet e të cilëve janë bërë lajm ditët e fundit në mediat ndërkombëtare.

    Veprimet e tyre i kanë detyruar autoritetet të krijojnë një grup të posaçëm që është vënë në kërkim të majmunëve, të cilët arritën të gjenin edhe një prej tyre.

    Ata e qëlluan kafshën me një armë qetësuese pranë liqenit në ambientet e shkollës, ndërsa më pas e vërtetuan se ishte një nga majmunët që kishte kryer sulme.

    Ai ishte rreth 4 vjeç, ndërsa ishte i gjatë rreth 50 centimetra, shkruan CBS News.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!