×
  • Extra
  • Extra

    Mediat e huaja për parashikimin e Baba Vangës për Trumpin: Do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 12:10

    Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020, nga një tumor i trurit që sipas saj mund ta lë të shurdhër ose edhe ta vrasë. Vladimir Putin do të duhet të shmangë një atentat ndërsa Evropa do të përballet me sulme. Kështu do të jetë viti 2020 sipas parashikueses bullare që dyshohet se parashikoi sulmet e 11 shtatorit.


    Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis teoricienëve konspirativë pasi disa nga parashikimet  e saj vërtetë dolën të sakta, transmeton Reporteri.net.

    Edhe pse ajo vdiq në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 dhe parashikimi i vitit 2020 është mjaft i errët  për Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin dhe njerëzit e Evropës.

    Sidoqoftë, Trump dhe Putin mund të rrinë rehat, sepse parashikimet e vitit të kaluar ishin jashtëzakonisht të ngjashme dhe asnjë nga këto gjëra nuk ka ndodhur në vitin 2019.

    Baba Vanga ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas profeci, që ndjekësit e saj më të devotshëm i besojnë dhe më e keqja, sipas këtyre profecive, nuk ka ardhur akoma. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!