Një person nga diaspora Tomor Loshaj, ka realizuar një video duke u tallur e kërkuar nga qytetarët që të votojnë Albin Kurtin, derisa dha një premtim se do investonte miliona euro në vend.
Ai premtoi një fabrikë multi-milionëshe, e cila do prodhonte kondoma e pampersa.
“Unë jam Tomor Gjonbalaj, jetoj në Australi dhe i kam nja 58 milionë euro te një teze. E kemi vendos që si t’fiton Vetëvendosja, me t’i shti krejt në punë. Dje fola me djalin e madh të shefit, e më tha që si të fiton Albin Kurti po të shkojmë në Kosovë me e çelë një fabrikë. Kena me prodhu kondoma, pampersa, çka t’jau don qefi. Kena mi çelë bastoret, kazinot…”, ka ironizuar ai përmes një video që ka postuar në profilin e tij në Facebook, pasi në të vërtetë mbiemri i tij është Loshaj, e jo Gjonbalaj.
Këtë mbiemrin e fundit siç duke e ka thënë duke ironizuar me mërgimtarin Gazmend Gjonbalaj i cili kishte premtuar në zgjedhjet e kaluara 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Kurti.
Ky i fundit arriti t’i fitojë zgjedhjet, por Gjonbalaj nuk e mbajti premtimin e tij.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.