×
  • Extra
  • Extra

    Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen në Hagë, kështu e urojnë nga distanca familjarët

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 10:30

    Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen e tij.


    Por, kësaj radhe ai feston më ndryshe se herave të tjera pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë.

    Ditëlindjen Haradinajt ia uruan familjarë e miq të tij nga distanca, duke i uruar shëndet.

    Urimet më të përzemërta i mori nga vajza dhe gruaja e tij, Ariana dhe Gjejlone Haradinaj.

    “Urime ditlindja heroi im , Te dua pa kufi ”, ka shkruar Ariana duke ia bashkangjitur postimit edhe dy fotografi me babanë e saj.

    “Urime ditëlindja edhe shume vite !!! Me të gjitha të mirat e botës!!! “, ka shkruar gruaja e tij, Gjejlone Haradinaj.

    Kujtojmë se Nasim Haradinaj po akuzohet nga Gjykata Speciale për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!