Vendet anembanë botës kanë ligje të çuditshme ku disa janë edhe ligje të vjetra. Këto janë disa nga ligjet më të çuditshme sipas shteteve.
1 – Në Japoni quhet shkelje e ligjit nëse je mbi peshë.
2 – Në Samoa quhet shkelje e ligjit nëse harron ditëlindjen e gruas.
3 – Në Bangladesh, nxënësit mbi 15 vjeç burgosen nëse kapen duke kopjuar në provim.
4 – Në Kanada nuk mund të blesh një produkt duke paguar me monedha, sidomos nëse vlera e mallit është mbi 10 dollarë.
5 – Në Finlandë, gjobat e makinës llogariten në përpjestim me të ardhurat mujore të shkelësit.
6 – Në Greqi, policia mund të arrestojë një person nëse dyshon se ai ka virusin HIV. Për t’u siguruar, ka të drejtën ta dërgojë të dyshuarin të bëjë analizat.
7 – Në Minesota, SHBA, është shkelje ligji nëse të brendshmet e femrave dhe meshkujve vendosen të thahen në të njëjtin tel.
8 – Në Singapor, çamçakëzi është tërësisht i paligjshëm. Ky rregull është në fuqi që nga viti 1992.
9 – Në Filipine dhe Vatikan, divorci është i paligjshëm. Këto janë dy vendet e vetme në botë që nuk e njohin ndarjen e dy bashkëshortëve.
10 – Në Victoria, Australi, quhet shkelje ligji nëse ndërron një llambë pa qenë elektricist i licencuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.