×
  • Extra
  • -->
    Extra

    Në Kosovë llugë me fushatë, Thaçi në Amerikë shijon biftekun e Nusretit

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 16:24

    Në Kosovë tashmë edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore, derisa presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Amerikë ku s’e ka lënë pa e shijuar mishin e përgatitur nga i famshmi, Nusreti


    Restauranti i Nusretit është njëri nga më të famshmit në botë dhe aty zakonisht shkojnë VIP-at për ta provuar biftekin, shkruan Reporteri.net

    Hashim Thaçi ndodhet në Amerikë ku po merr pjesë në disa seanca të OKB-së, por një kohë të lirë ka vendosur që t’ia kushtojë biftekut të Nusretit.

    Në një Instastory të publikuar shihet Presidenti i Kosovës së bashku me Nusretin, i cili po bënte gati biftekun special për Thaçin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!