×
  • Extra
  • Extra

    Në një fshat të Kosovës organizohet lojë me klikera për t’i kujtuar kohërat e vjetra

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 12:35

    Në Rahovec po mbahen Ditët e Mërgatës, ngjarje që po shënohet me përplot aktivitete për të argëtuar e kaluar kohë me mërgimtarët që kanë ardhë në Kosovë për pushimet verore.


    Në Krushë të Madhe është paralajmëruar një aktivitet mjaft interesant dhe që ngjallë nostalgji. Sipas faqes Krusha e Madhe, më 11 gusht, në oborrin e shkollës fillore “Bajram Curri” nga ora 19:00, do të organizohet lojë me klikera, për t’i kujtuar kohërat e vjetra.

    Në postim janë lutur të rinjtë që t’i njoftojnë prindërit e tyre që janë gjeneratë më e vjetër për këtë aktivitet.

    Kjo ishte një prej lojërave kryesore të gjeneratave të vjetra, pasi që në atë kohë teknologjia ishte pak e zhvilluar, dhe lojërat argëtuese kryesisht zhvilloheshin në botën reale.

    https://www.facebook.com/120384761359865/videos/1339161979575283/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!