Nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” të kryeqytetit, ka afër dy javë që kanë mbetur pa mësimdhënësen e tyre.
Kjo, shkaku i mungesës së saj për arsye të problemeve shëndetësore të familjarëve, raporton KTV.
Si zgjidhje për të mos i humbur orët e mësimit këta nxënës, drejtoria e kësaj shkolle si zëvendësim ka angazhuar prindin e një nxënëseje të klasës.
Për këtë, disa prindër të fëmijëve kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën e krijuar, por të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës.
Ata ankohen se një prind nuk mund të angazhohet, shkaku se nuk ka kualifikim dhe për këtë arsye, sipas tyre, mungon edhe cilësia në mësim-nxënie.
Të njëjtën gjë po e thonë edhe nxënësit.
Drejtori i shkollës, Betim Sylejmani, thotë se shqetësimet e prindërve janë të pranueshme megjithatë, sipas tij, angazhimi i prindit ishte zgjidhja më e mirë për të mos humbur mësimin fëmijët.
Sipas tij, prindi në fjalë ka kualifikim dhe është lajmëruar vullnetare për t’i mësuar fëmijët dhe asistohet herë pas herë, nga një mësuese e paraleles tjetër.
Sylejmani ka thënë se mësuesja në fjalë ende nuk ka vendosur se a do të kthehet apo të marrë pushim pa pagesë dhe kështu sipas tij, nuk mundet që komuna të angazhojë si zëvendësim një mësimdhënës tjetër që është në listën e pritjes.
Në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prishtinës kanë thënë se për një periudhë të shkurtër kohore të mungesës së kësaj mësimdhënëseje, është e pamundur të angazhojnë një mësues të ri, për shkak të procedurave ligjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.