Në testin e shkollës së mesme në Palm Beach të Amerikës,është shtruar pyetja si në vijim: Presidenti i 45-të, 2017, Republikan, Idiot!
Dhe përgjigja e pyetjes me zgjedhje të shumëfishtë ishte Donald Trump, gjë që irritoi një nga prindërit. Një studente në Shkollën e Mesme Watson B. Dancan në Palm Beach fotografoi testin, të cilin babai i saj, një mbështetës i Trumpit, e postoi në Twitter, shkruan Fox News
Ai shkroi: “Kjo ishte pyetja e parashtruar në testin e sotëm për vajzën time në shkollë të mesme. Jam i zemëruar. Do të bëj tollovi tek drejtori. Indoktrinimi nuk do të vazhdojë”.
Mësuesi që bëri këtë tekst tashmë është shpërndarë në një departament tjetër ndërsa pritet të zhvillohet hetim lidhur me këtë çështje.
Drejtori u tha prindërve se hetimet po vazhdojnë dhe se ai nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.