Dashuria midis një nëne dhe fëmijëve të saj është fuqia më e fortë në tokë. Nënat e kafshëve u përkushtohen të vegjëlve të tyre në të njëjtën mënyrë si njerëzit.
Pavarësisht nga speciet, një nënë do të jetë gjithmonë nënë. Dhe këtë duetë nënë – fëmijë e dëshmonë kjo koalë.
Pas një aksidenti Lizzie dhe foshnja e saj Phantom u transferuan në Spitalin e Kafshëve të Egra të Australisë. Ndërsa koala e vogël nuk pësoi dëmtime, nëna e saj duhej t’i nënshtrohej një operacioni, përcjell reporteri.net.
Dhe pjesa që të shkrinë zemrën ishte kur koala 6-muajshe qëndroi pranë anës së nënës së saj gjatë operacionit.
Veterinerja e kuptoi që do të ishte më së miri, nëse i linin të rrinë me njëra-tjetrën dhe të sigurojnë rehati, sepse ndarja e tyre mund t’i traumatizonte lehtësisht dhe t’i bëjë ato me ankth.
Koalat vendase të Australisë, janë kafshë mjaft asociale. Lidhja e vetme është midis të vegjëlve dhe nënave të tyre. Dhe si e tregon videoja, lidhja e tyre është e jashtëzakonshme! Shikoni takimin prekës më poshtë! /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.