×
  • Extra
  • Extra

    Nuk i pëlqeu më: Mercedesin që e bleu 250 mijë euro e shkatërron duke e hedhur nga helikopteri

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 10:55

    Youtuberi rus Igor Moroz, ka vendosur të shkatërrojë Mercedes-Benzin e tipit AMG G63. Dhe për ta bërë atë, ai doli me një mënyrë të pazakontë dhe mjaft efektive.


    Ai vendosi që këtë ta bëjë duke e hedhur nga një lartësi prej 300 metrash, pasi e ngriti më parë me helikopter.

    Kështu që ai e solli Mercedesin e tij në aeroportin në Petrozavodsk, ku mori me qira një helikopter për të vënë në veprim idenë e tij, transmeton Reporteri.net.

    Moroz është i njohur në Rusi, pasi poston videot e tij në YouTube, kështu që sigurisht ai e përdori këtë situatë për të bërë një video tërheqëse për kanalin e tij.

    Mercedes AMG G63 ishte blerë në fillim të viti 2018 për 16.8 milion rubla, që arrin në rreth 270,000 dollarë, ose 244,000 €. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!