Një fotografi e postuar në rrjetet sociale të një personi që ka ngjashmëri të frikshme me Steve Jobs ka ngjallur teori të çuditshme konspirative, që aludojnë se themeluesi kryesor i Apple është ende gjallë dhe fshihet në Egjipt.
Fotoja në fjalë, e cila u publikua të shtunën në Reddit është bërë mjaft virale në rrjet, duke u shpërndarë me shpejtësi.
Disa persona ishin të bindur që ishte vërtetë Steve Jobs, ndërsa të tjerë kundërshtuan duke u shprehur se ai nuk mban në dorë një orë Apple.
Kjo nuk është hera e parë që teoricienët e konspiracionit janë shprehur se Steve Jobs është ende gjallë. Pesë vite më parë ndodhi e njëjta histori, pas një fotoje selfie të publikuar në rrjetet sociale ku shihej Steve Jobs në Rio De Janeiro.
Megjithatë, nuk kishte prova që tregonin kohën se kur ishte realizuar në të vërtetë fotografia në fjalë.
Kujtojmë se Steve Jobs, i cili falë punës së tij revolucionizoi teknologjinë, ndërroi jetë në vitin 2011 në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.