×
  • Extra
  • Extra

    Paguan pijet me para ‘Monopoly’, arrestohen turistët

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 20:15

    Dy turistë 18-vjeçarë irlandezë janë arrestuar pasi u përpoqën të paguanin pijet me para të ‘Monopoly’, raporton gazeta spanjolle Ultima Hora.


    Ngjarja ndodhi në një pijetore popullore në Punta Ballena, ku dy adoleshentët paguan me para të rreme pijet e tyre. Paratë ishin fotokopje të rreme me një mbishkrim në anglisht, gjë që bëri të kuptohet qartë që ishin jo legale.

    Sidoqoftë, kamarieri vuri re që ato nuk ishin para reale dhe thirri menaxherin.


    Policia lokale u thirr në pijetore, e cila raportohet se gjeti një sasi të madhe të kartëmonedhave.

    Pasi të dy u arrestuan, policia u kontrolloi dhomën e tyre të hotelit, por nuk u zbulua asgjë e paligjshme.

    Të dyshuarit u akuzuan për një krim jo të rëndë mashtrimi dhe u lanë të lirë me kusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!