×
  • Extra
  • Extra

    Parkoi makinën në zonën e ndaluar të supermarketit, punonjësit “hakmerren” në mënyrë spektakolare

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 8:52

    Një klient supermarketi në Argjentinë vendosi të parkojë makinën e tij aty ku nuk lejohej, përkatësisht në zonën e rezervuar për karrocat.

    Një zgjedhje e gabuar që nuk merrte parasysh vështirësitë që do të shkaktonte. Klientët e supermarketit që u duhej të merrnin ose të linin karrocën, u gjendën përballë një makine të parkuar aty ku në fakt duhet të ishin karrocat, duke e patur të vështirë marrjen apo lënien e karrocës.

    Punonjësit e supermarketit u vunë në dijeni për situatën dhe për shqetësimin që po shkaktonte makina dhe vendosën të hakmerren për atë sjellje mosrespektuese.

    Punonjësit e rrethuan plotësisht makinën me vargje karrocash, të cilat e bënin të pamundur daljen e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!