Një pasagjer ka bërë për spital shoferin e autobusit, me të cilin ishte duke udhëtuar, pasi i kërkoi të volumin e muzikës.
Skena e dhunës që ndodhi në prani të pasagjerëve, u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale, duke u kthyer në një video virale.
Pasagjeri filloi t’i gjuante shoferit, teksa ishte duke ngarë autobusin, duke tmerruar pasagjerët.
Sulmuesi shihet duke goditur me grushte në fytyrë, ndërsa ai përpiqet të mbrohet. Ata e mbërthejnë fort njëri-tjetrin dhe shoferi i plagosur të dëgjohet duke bërtitur para tij.
Ajo që ka irrituar më tepër qytetarët që kanë parë videon, është neglizhenca e pasagjerëve të tjerë për t’i ardhur në ndihmë shoferit të autobusit.
Policia ka nisur hetimet për incidentin e rëndë të regjistruar në Leeds të Mbretërisë së Bashkuar dhe po përdor pamjet e filmuara për identifikimin e agresorit dhe kapjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.