Një gazetare e RTV Dukagjinit e cila po intervistonte qytetarë në sheshin e Prishtinës, ka ngelur e shokuar nga një përgjigje e një qytetari pas pyetjes së saj provokative.
Në emisionin argëtues Reload, ajo ndaloi një djalosh të ri dhe e pyeti nëse më mirë ishte ta kishe shokun qen apo qenin shok.
Kësaj pyetje djali iu përgjigj me kundërpyetje, gjithashtu me humor, duke i thënë, a është më mirë me të ikë treni apo me të kërcy gomari.
Kjo bëri që gazetarja të ngelet pa koment, dhe të shkaktoj të qeshura të gjata në studio te dy gazetarët tjerë, që gjithashtu ishin të lidhur drejtëpërdrejtë në këtë emision. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.