×
  • Extra
  • Extra

    Personat që hanë thonjtë në rrezik që të marrin koronavirusin

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 9:52

    Një mjeke specialiste e sëmundjeve që i përkasin alergologjisë dhe infektologjisë, ka ngritur dyshimet se personat që hanë thonjtë janë seriozisht të rrezikuar të infektohen me koronavirus.


    Purvi Parikh, ka treguar se të gjitha bakteriet, viruse, papastërtitë që mblidhen poshtë thonjëve, mund të transferohen në gojën tuaj kur ju hani thonjtë, sidomos nëse nuk i pastroni duart rregullisht, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.

    Secilën herë që ju prekni fytyrën tuaj, veçanërisht gojën, hundën dhe sytë, ju po i bartni të gjithë ato microbe. Nga kjo ju mund të sëmureni”, ka thënë ajo duke shtuar se çdo microbe që hyn në gojën tuaj mund të shkaktojë ndonjë infeksion.

    Parikh po ashtu ka thënë se këtë kohë të vitit kemi shumë infeksione, nga ato bakteriale dhe gripe të ndryshme. Por në krye të të gjithave momentalisht ndodhet virusi vdekjeprurës, koronavirus, i cili është një arsye më shumë dhe më e fortë që ju të mos i hani thonjtë tuaj./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!