Një video me përmbajtje të rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen dy të rinj duke vozitur mbi 160 kilometra në orë teksa përballen sy më sy me tragjedinë.
Videoja e cila sipas mediave italiane është bërë fundjavën e kaluar në rrugën provinciale midis Barzanò dhe Monticello Brianza, në provincën e Leccos në Itali, u xhirua nga pasagjeri që ishte ulur pranë shoferit, transmeton Reporteri.net.
Shoferi shihet se shtyp gazin duke arritur dhe tejkaluar 160 kilometra në orë, gjersa i afrohet rrethrrotullimit. Në sfond, përveç tingullit të motorit të makinës sportive dëgjohen edhe bërtima nga shoferi: “Do të vdes sonte”.
Sapo arrin në rrethrrotullim, makina përfundon “garën” e saj pasi përplaset për një muri aty afër. Në atë moment imazhet ndalen.
Këto pamje që të dy protagonistët kanë postuar në mediat sociale janë bërë shpejt virale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.