Një video e rëndë është publikuar në rrjet, ku shihet një vajzë e vogël vetëm 9-vjeç, që i vihen prangat nga një polic dhe spërkatet në fytyrë me spraj piperi.
Ngjarja është regjistruar në New York, ndërsa në video shihet se si oficerët e kapin fëmijë, i vënë prangat dhe përpiqen ta fusin atë në pjesën e pasme të automjetit.
E mitura dëgjohet tek qan dhe thërret babain e saj, ndërsa polici e spërkat me spraj piperi në fytyrë, duke e urdhëruar të futet brenda në makinë.
Vajza u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Rochester. Sipas policisë ata kishin marrë një thirrje telefonike nga e ëma e vajzës, e cila i kishte thënë se vajza e kishte kërcënuar se do vriste atë, e më pas veten.
E mitura po merr kujdes të shëndetit mendor, ndërsa kryetarja e bashkisë së Rochester, Lovely Warren tha se fëmijët me probleme të tilla duhet të mbështeten më shumë dhe se spërkatja e tyre në fytyrë më spraj piperi “është një pamje e shëmtuar dh enjë gjë që nuk mund të ndodhi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.