Një qytetar i ka dërguar redaksisë tonë një video në të cilën shihen disa zyrtarë policorë duke e shtyrë veturën e Policisë së Kosovës që kishte mbetur në rrugë.
Dy-tre policë duket se janë gjetur në situatë të papërshtatshme pasi vetura e tyre mbeti në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, rreth orës 1.30 të mëngjesit.
Një qytetar i ka dërguar redaksisë videon duke “i bërë të fala” një polices që e kishte dënuar më herët.
Sidoqoftë, për fat të mirë, në video shihet se vetura policore arrin të ndezet dhe të ecën vetë.
Kujtojmë që Policia e Kosovës e ka shtuar frikshëm numrin e dënimeve bazuar në ligjin e pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.