Vera Mekuli, police në New York, bëri bujë me vallëzimin ekzotik që i bëri një kolegut të saj gjatë një feste më 15 dhjetor.
Vallëzimi i saj kishte bërë bujë në rrjetet sociale, ndërsa për t’u bërë më e madhe, polici të cilit i dhuroi vallëzimin është i martuar.
Vera 26-vjeçare ka kërkuar falje për ngjarjen, veçanërisht bashkëshortes së policit Nick McGarry.
Policja bën twerk në prehrin e shefit, pamjet po bëjnë namin në rrjetet sociale
Ajo ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se polici ishte i martuar.
Ndërsa ka treguar se që nga ajo ngjarje nuk ka dalur në punë dhe se ka punuar nga shtëpia.
“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”, ka thënë Vera për TMZ.
Ajo ka shtuar se të gjithë kishin pirë dhe kjo çoi te ky turpërim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.