×
  • Extra
  • Extra

    Politikanët kosovarë që mbajnë rekordin me “like” në postimet e tyre

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 23:25

    Rrjetet sociale dhe zhvillimi i tyre ka marrë vëmendjen e gjithë botës.


    Madje edhe vetë politikanët dhe liderët botëror zgjedhin që të komunikojnë përmes rrjeteve sociale, duke mos hezituar që shpesh herë të tregojnë edhe detaje nga jeta e tyre personale, shkruan Kerolli.li.

    Rrjeteve sociale si dhe përdorimit të shumtë të tyre nuk u kanë ikur as politikanët në Kosovë, dhe ne më poshtë ju sjellim katër postimet më të pëlqyera të politikanëve kosovarë në rrjetin social Facebook:

    1. ALBIN KURTI (65573 PËLQIME)

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me postimin e bërë në natën e vitit të ri (31 dhjetor 2019) mbanë rekordin në mesin e politikanëve kosovarë, sa i përket numrit të pëlqimeve të marra në një postim në rrjetin social Facebook.

    2. KADRI VESELI (56374 PËLQIME)

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, me postimin e bërë më 22 shkurt 2017 është i 2-ti në mesin e politikanëve kosovarë, sa i përket numrit të pëlqimeve të marra në një postim në rrjetin social Facebook.

    3. RAMUSH HARADINAJ (48207 PËLQIME)

    LIderi i AAK-së, Ramush Haradinaj, me postimin e bërë më 12 janar 2017 është i 3-ti në mesin e politikanëve kosovarë, sa i përket pëlqimeve të marra në një postim në rrjetin social Facebook.

    4. HASHIM THAÇI (46403 PËLQIME)

    Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, me postimin e bërë në natën e vitit të ri (31 dhjetor 2015) është i 4-ti në mesin e politikanëve kosovarë, sa i përket numrit të pëlqimeve të marra në një postim në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!